Vendet më të mira turistike, e pishinat më luksoze zakonisht janë më të preferuarat pët t’u vizituar, ndërsa hotelet më ekstravagante janë më të preferuarat për të qëndruar nga pjesa dërmuese e turistëve. Megjithatë, për ata që dëshirojnë një përvojë pak më ndryshe dhe unike të qëndrimit, sjellim në vazhdim hotelet më të çuditshme në botë.
Hoteli vinç
Vinçi 46 metra i lartë i viteve të 60-ta, i cili rrotullohet për 360 shkallë, ka qenë një instalim i përhershëm në horizontin e Harlingenit deri në vitin 2003 – kur ky monument industrial ishte rinovuar dhe shndërruar në hotel.
Përveç rehatisë lartë mbi sipërfaqe të tokës, gjatë qëndrimit në këtë hotel mund ta ndjeni në gishtat e duarve tuaja edhe peshën prej rreth 65 mijë kg të konstruksionit të çelikut prej të cilit është ndërtuar vinçi, të cilin ju duhet vet ta komandoni duke manupuluar me të nga tabela e kontrollit.
Hoteli nën ujë në Fixhi
Resorti nenujor i Poseidonit në Fixhi është resorti i parë në botë i këtij lloji, ku ju mund të kaloni disa ditë në një thellësi prej 12 metrash nën sipërfaqen e ujit në një mjedis luksoz.
Në të ofrohen tri lloje të akomodimit, një mbi sipërfaqe të tokës me një plazh privat, një mbi ujë dhe një nën sipërfaqen e ujit të oqeanit.
Njësitë e akomodimit përbëhen nga 24 suita spektakolare dhe një apartament luksoz që ndodhet në një thellësi prej 12 metrash nën ujë, si dhe 48 shtëpiza.
Mysafirët kanë mundësinë që ta provojnë gjithë rehatinë e ofruar në këtë resort.
Wigwam Motel
Ky motel nuk mund të konsiderohet si hotel me 5 yje, por po ashtu nuk mund të futet edhe në listën e vendeve më bizare në botë për akomodim, megjithëse ofron një eksperiencë me të vërtetë të jashtëzakonshme.
Hoteli shpellë në Turqi
Ky hotel i jashtëzakonshëm ngjan më shumë me vendet e përshkruara në përrallët për fëmijë se sa me një vend të vërtetë, çka edhe është në të vërtetë.
Këto shpella qindra vjeçare janë dekoruar me elegancë dhe janë përgatitur për pritjen e vizitorëve. Nga to duket një masë e madhe e Kapadokisë, grykat plot bedena si tufa të shtizave dhe Mali Erciyes me dëborë.
Qielli është pothuajse gjithmonë plot me balona me ajër të nxehtë që krijojnë një ndjenjë vërtetë unike.
Jetoni në një vepër arti
Në Art-Hotel Atelier sul Mare çdo dhomë është një vepër e plotë e artit në vetvete dhe secila dhomë e ka disponimin e vet unik.
Ju mund të zgjedhni p.sh Dhomën e Parashikuesit – që është emërtuar në kujtim të Pier Paolo Pasolinit (1995), apo ndonjë tjetër dhomë në mesin e të shumtave që ofrohen.
Atelier sul Mare është një përzierje e pazakontë e hotelit dhe e muzeut të përhershëm të artit bashkëkohor.
Krijimi i 20 prej 40 dhomave të gjumit iu është besuar artistëve me famë ndërkombëtare. Rezultati i punës së tyre është një kryevepër unike në të cilën mund të jetohet dhe arti të shijojet.
Hoteli Das Park
Hoteli Das Park është një alternativë jo pak e çuditshme e të qëndruarit në një hotel konvencional në Austri. Edhe pse jashtëzakonisht bazik, dhomat e ndërtuara nga tubat e betonit krijojnë një atmosferë të ftohtë të të qenit në burg.
Shtëpiza në malin magjik Montana, Kili
Fillimisht ky ishte një vend ku qëndronin miqtë gjatë kohës sa ishin në gjueti dhe peshkim në rezervatin Hulio Hulio, i cili emrin e ka marrë nga një libër i preferuar i pronarëve.
Historia përshkruan një mal që ka fuqi magjike dhe plotëson dëshirat – Malin Magjik.
Me një ujëvarë kaskadë nga maja e çatisë, shtëpiza është me të vërtetë një vend shumë i veçantë me një ambient të brendshëm çuditërisht luksoz.
Shtëpia mbi pemë
Sferat e Shpirtit të Lirë janë një eksperiencë me të vërtetë e mrekullueshme në mesin e pemëve të larta në pyjet tropikale, në bregun perëndimor të Ishullit Vancouver, në Kanada.
Këto shtëpi mbi pemë janë vetëm për të rriturit, meqë sferat e punuara me dorë rrinë pezull si varëse në një rrjet litarësh. /NGJYRA.COM/