Ka shumë hotele në botë që janë të njohur për format unike që i karakterizojnë, por disa prej tyre janë më të veçantë – shumë kompleks dhe unikë për nga mënyra e ndërtimit – gjë që ua shton edhe më shumë vlerën.
Në këtë listë kemi përzgjedhur 10 hotelet më të bukura nënujore, ku secili ka karakteristikat e tij të veçanta.
10. The Lifeboat Hotel
Një hotel unik në botën ujore që njihet për çmimet astronomike, por megjithatë, është shumë i dashur për njerëzit. Hoteli është i ndërtuar në Holandë, ndërsa kuzhina e tij ofron ushqime shumë të shijshme dhe mbi të gjitha, hoteli ka pamje të mrekullueshme.
9. Trilobis 65
Një hotel-jaht i mrekullueshëm me strukturë të veçantë – është risi për njerëzit që dëshirojnë të qëndrojnë në një ambient luksoz. Hoteli është i përbërë nga 4 etazhe që lidhen mes tyre me shkallë spirale në pjesën qendrore. Etazha e poshtme ndodhet nën ujë – në formën e një flluske, nga ku kemi vizura në 360 shkallë.
8. Hotel Conrad Rangali Island Maldives
Ky është një ndër hotelet më të bukura të botës nënujore – i famshëm për gala mbrëmjet, e sidomos për ceremonitë e dasmave. Një vend shumë i bukur për çiftet – ndërsa atraktiviteti buron nga dhomat e mbuluara me qelq, të cilat ofrojnë pamjen përrallore të botës nënujore.
7. The Apeiron Island Hotel
Ky është një hotel me 7 yje, një ndër më të bukurit e botës ujore. Janë dy mënyra të vetme për të arritur deri këtu: me anije dhe me helikopter. Hoteli përmban 360 dhoma luksoze – ndërsa dhomat që gjenden nën ujë, janë më atraktivet dhe ju bëjnë të ndjeheni më afër botës nënujore.
6. Poseidon Undersea Resort
I vendosur në një ishull privat në Fixhi, është hoteli i parë nënujor me 5 yje dhe me strukturë atmosferike. Në pjesën nënujore janë të vendosur aperitiv bari, biblioteka, salla e konferencave, spa, po ashtu edhe apartmanet luksoze.
5. Hydropolis
Edhe ky hotel hyn në zinxhirin e hoteleve nënujore me strukturën më të bukur në botë. Është një ndër projektet më të “çmendura” të ndërtuara deri më sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa është i vendosur në Gjirin Persik pranë plazhit Jumira në Dubai. Struktura qendrore është e ndërtuar nga muret e pleksiglasit, të përforcuara nga çeliku dhe betoni.
4. The Hilton Maldives Resort and Spa
Ky është njëri ndër hotelet më të shtrenjta të botës – ku shumica e dhomave ndodhen në thellësi të Oqeanit Indian.
3. Jules Undersea Lodge
Një hotel i veçantë nënujor që ndodhet në Florida të SHBA-ve. Karakteristikë e këtij hoteli është se shtrihet në fund të oqeanit dhe mysafirët mund të mbërrijnë aty vetëm duke u zhytur në ujë dhe duke e sprovuar veten në rolin e polumbarit.
2. Utter Inn
Ky është një projekt nga Mikael Genberg i cili u ofron njerëzve akomodim të duhur nënujor. Hoteli është i vendosur një kilometër larg nga bregu, në liqenin Malaren të Suedisë – ndërsa vizitorët duhet të lundrojnë me varka gjerë te hoteli, i cili ofron shumë argëtim, rrezitje, not, si dhe vëzhgimin e peshqve.
1. Water Discus Hotel
I vendosur në Dubai, Water Discus Hotel është një ndër projektet më të bukura arkitektonike në botë – ku dhomat e zhytura në ujë ofrojnë vizura përrallore drejt Gjirit Persik. Hoteli ka një sistem unik të ndriçimit, ndërsa pjesët mbi ujë ndihmojnë që t’i përballojë erërat si cunami dhe përmbytjet. /NGJYRA.COM/