Hay-on-Wye (në gjuhën uellsiane: Y Gelli Gandryll apo Y Gelli), shkurtimisht “Hay”, është një qytet i vogël tregtar që gjendet buzë lumit Wye në Uells, në kufi me Anglinë.
I njohur si “Qytet i librit”, Hay-on-Wye tërheq dashamirët e leximit që kërkojnë libra të lirë, të dorës së dytë, e të cilat mund të blihen në mbi 40 librari dhe shumë stenda që gjenden në këtë qytezë me 1.500 banorë.
Ky qytet i vogël është nikoqir i festivalit të librit “Hay”, të cilin – në vitin 2001, Bill Clinton e kishte përshkruar si “Woodstock të mendjes”, ndërsa çdo vit vizitohet nga rreth 80.000 shkrimtarë, botues dhe dashamirë të librit nga mbarë bota.
Fama e këtij qyteti kishte filluar të merrte dhenë në vitin 1961, kur Richard Booth e kishte hapur librarinë e parë, me librat e dorës së dytë, në një ish-stacion zjarrëfikësish.
Ai sillte libra nga SHBA-të, ku në atë kohë libraritë mbylleshin përditë. Pas disa vjetësh, në këtë qytet u hapën edhe disa librari tjera, ndërsa në vitin 1970, Hey kishte marrë statusin e “Qytetit të librit”.
Sot, ndërkaq, ky qytet vizitohet nga 500.000 turistë brenda një viti.
Në mesin e librarive të shumta në Hay janë dhe ato që njihen si “Librari të ndershmërisë”. Në këto librari nuk ka shitës – ato përbëhen vetëm nga stendat me libra në rrugë – ku njerëzit zgjedhnin librin që ju pëlqen, ndërkaq paratë i lënë në kutitë e vogla, si ato postare, pranë këtyre librarive publike. /NGJYRA.COM/