Dështimi i dytë me radhë i PDK-së. Kandidati i PDK-së, Arsim Bajrami, me 44 vota pro, 61 kundër dhe 11 abstenime, nuk arriti të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, e ka ndërprerë seancën ndërsa vazhdon ngërçi politik në vend.