Gurët e çuditshëm në Miçigan

Gurët e çuditshëm “petoskey” janë të përbërë nga mbetjet e fosilizuara të koraleve të rrudhosura të llojit Hexagonaria percarinata, të cilat para rreth 350 milion vjetësh mbulonin tokën e shtetit te  sotëm të Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këta gurë janë formuar gjatë kohës së akullnajave, kur akulli i ka mprehur tehet e ashpra të koraleve dhe i ka hedhur ato në pjesën veriperëndimore (e disa në pjesën verilindore) të gadishullit të Miçiganit.

petoskey15

Në ditët e sotme, në këto zona mund të gjenden koloni të tëra të këtyre koraleve të fosilizuara. Gurët Petoskey janë kryesisht pjesë e gumit koralor, i cili kur është i terur përngjanë me një gur të zakonshëm, ndërsa kur është i lagur apo i lëmuar, në të shfaqen larat dalluese të fosileve të koraleve gjashtë-faqësore.

Para më shumë se 350 milionë vjetëve gjatë periudhës Devoniane, Miçigani kishte një peisazh krejtësisht të ndryshëm nga ai aktual.

petoskey13

Në atë periudhë ai ishte i mbuluar me ujin e ngrohtë, të cekët, të kripur të detit në të cilin jetonin kolonitë e koraleve hexagonaria percarinata dhe lloje të tjera të bimëve dhe kafshëve. Për shkak të lëvizjes së pllakave të Tokës, me kalimin e  kohës  i gjithë gadishulli është ngritur mbi nivelin e detit.

Emri “Petoskey” e ka origjinën nga emri i djalit të prijësit në shekullin e 18-të, “Petosegay”, që do të thotë “Rrezet e agimit”. /NGJYRA.COM/

petoskey3 petoskey4 petoskey11 petoskey8 petoskey7 petoskey5 petoskey6 petoskey2 petoskey14 petoskey9 petoskey12

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply