Gryka e Verdonit – kanioni më mbresëlënës në Evropë

Gryka e Verdonit, konsiderohet të jetë kanioni më i bukur në Evropë. Kjo grykë është 25 kilometra e gjatë dhe 700 metra e thellë. Një pjesë e bukurisë së saj vjen nga uji jashtëzakonisht i kaltër dhe i kthjellët i lumit Verdon.

Për më tepër, ky vend i mahnitë edhe adhuruesit e kërcimit “bungi” – sport ky i kërcimit nga lartësi të mëdha me këmbë të lidhura me litar elastik – pastaj, ata të ngasjes së biçikletës në terrene kodrinoro-malore, adhuruesit e peshkimit dhe ata të hedhjes me parashutë. Pra, në përgjithësi ky është një vend i ëndrrave për të gjithë adhuruesit e aksionit.

The Verdon Gorge 11

Kanioni i lumit tërheq shumë aventurierë. Adhuruesit e ngjitjes në shkëmbinjë dhe ata të ecjes në këmbë mund të zgjedhin njërin prej më shumë se 1.500 shtigjeve të këtij kanioni. Vizitorët betohen se ky është vendi më i bukur në Evropë për të ecur në këmbë.

Lundrimi me trap apo kanu në drejtim të rrjedhës së lumit është një tjetër atraksion i  popullarizuar, për shkak të pamjeve mahnitëse.

Përveç në verë udhëtarët mund të freskohem duke u larë në lumin e kaltër. Gryka e Verdonit  konsiderohet si një xhevahir natyror i Francës – udhëtarë nga e gjithë bota vijnë në këtë vend për t’i shijuar bukuritë e tij dhe për t’u argëtuar. /NGJYRA.COM/

The Verdon Gorge 14 The Verdon Gorge 13 The Verdon Gorge 12 Gryka e Verdonit 7 Gryka e Verdonit 6 Gryka e Verdonit 5 Gryka e Verdonit 2 Gryka e Verdonit 3 Gryka e Verdonit 1 The Verdon Gorge 9 The Verdon Gorge 8 The Verdon Gorge 15 Gryka e Verdonit 4

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply