Kreativiteti në fushën e grimit nuk ka të ndalur, dhe tashmë ka kaluar në një nivel krejt tjetër të artit. Dëshmia me e mirë për këtë gjë është puna e jashtëzakonshme e grimeres kanadeze, Andrea Reed, e njohur me emrin artistik Girl Grey Beauty.
Kjo artiste e grimit ka bërë emër në botë me krijimtarinë e saj unikate, grimin e buzëve, që duket përrallor – me forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet.
Girl Grey Beautyinspirohet nga natyra, por dhe pikturat e artistëve të famshëm, ndërsa arti i saj tashmë ka marrë jehonë në rrjetet sociale në internet.
Se çfarë arti krijon kjo artiste e grimit, në buzët e modeleve të saj, mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. Kënaquni, dhe ndajeni këtë galeri me të tjerët. /NGJYRA.COM/