Pasi kishte kaluar dy vjet të plota në kërkim të një globi të mirë si dhuratë për ditëlindjen e 80-të të babait të tij, Peter Bellerby i zhgënjyer, kishte vendosur të bënte një të tillë vet.
“Në fund të fundit, sa vështirë do të mund të ishte të gjeje një sferë dhe të vendosje hartën mbi të?”, kishte menduar ai, duke mos e ditur se askush nuk merrej me punimin e globeve manualisht, sepse ishte një proces shumë i vështirë.
Megjithatë, Bellerby, nuk u ndal, por filloi biznesin e prodhimit të globeve. Në “Bellerby Globemakers” sot përdoret teknika tradicionale dhe ajo moderne për të prodhuar globe në mënyrë manuale – ku planeti i tokës bashkë me hartat precize pikturohen me dorë dhe pastaj bashkohen me bazamentet elegante. /NGJYRA.COM/