Puerto Mosquito (Gjiri i mushkonjave) ndodhet në bregdetin jugor të ishullit Vieques, në Portoriko. Ky gji magjik, në vitin 2008, nga libri i rekordeve Guinnes është shpallur dhe zyrtarisht si sipërfaqja më e shndërritshme, respektivisht më bioluminiscente e ujit në botë.
Drita biologjike, respektivisht bioluminiscente, është një formë e dritës natyrore që prodhohet nga organizmat e gjallë, të cilët kiminë e brendshme e shndërrojnë në dritë.
Dritën në Gjirin e mushkonjave e krijojnë organizmat e vegjël që quhen Dinoflagellate (Pyrodimium bahamense), ndërsa ky gji ka numër të pabesueshëm të këtyre organizmave – rreth 160.000 në një litër ujë.
Edhe pse janë të madhësisë mikroskopike, rrezet e dritës që prodhojnë këta organizma janë 100 herë më të mëdha se trupi i tyre – duke krijuar kështu një Aurora Borealis nënëujore.
Në momentet e shqetësimit, ata reagojnë duke emetuar dritë të kaltër në të gjelbër, që zgjatë vetëm një të dhjetën pjesë të sekondës – mirëpo kur këtë dritë e lëshojnë miliona mikroorganizma – atëherë, gjiri shndërrohet në spektakël nënujor dhe atraksion turistik.
Pusheteti vendor ka ndaluar notin në këtë gji, në mënyrë që edhe gjeneratat e ardhshme të mund të kënaqen me këtë mrekulli natyrore, që konsiderohet si një prej 50 vendeve më romantike që ekzistojnë në botë. /NGJYRA.COM/