Gjërat e pazakonta të frymëzuara nga presidentët e SHBA-ve

Këta udhëheqës të botës përveç kontributit në politikën e vendit të tyre kanë shpikur dhe kanë qenë frymëzim për shpikjen e shumëve gjërave që ne i përdorim edhe në ditët e sotme, përfshirë edhe produktet shtëpiake si kondicioneri i ajrit dhe arush-pelushi.

1. Abraham Lincoln: Ngritësi i varkës

presidentet11

Presidenti i 16-të është i vetmi (deri më tani) që ka patentë për shpikje. I frustruar nga ngecja e varkave të tij në rripat e rërës, ai e imagjinoi një mekanizëm në pjesën e poshtme të varkës, i cili fryhet dhe e ngritë varkën mbi pengesa.

2. James Madison: Bastuni me mikroskop 

presidentet22

 

Presidenti i 4-të amerikan shpiku këtë pajisje të mrekullueshme që inkorporon një mikroskop në bastun, duke ua mundësuar kështu adhuruesve të natyrës që ta vëzhgojnë më mirë ambientin natyror përreth (pa u përkulur poshtë për të bërë këtë).

3. Thomas Jefferson: Disku me shifra për kodim

presidentet33

Thomas Jefferson është shpikësi më produktiv në mesin e presidentëve amerikanë, megjithëse  ai kurrë nuk i kishte  patentuar shpikjet  e tij. Ndër idetë e tij të shumta është edhe disku me shifra që ia mundësonte të dërgonte mesazhe të koduara në SHBA, në kohën kur ishte duke shërbyer si ministër i SHBA-ve në Francë, prej vitit 1784 deri më 1789.

4. Jefferson: Specia Megalonyx

presidentet44

Jefferson është po ashtu i vetmi president që ka zbuluar dhe emërtuar një specie të kafshëve – Megalonyx Jeffersonii. Megalonyx ishte një gjitar i epokës së akullnajave, që njihet si specia më e madhe prej gjitarëve gjigantë tokësor që livizin ngadal. Ligjërata e tij e vitit 1797 për  këtë gjitar shënon kontributin e parë të dhënë për paleontologjinë kurrizore në Amerikën e Veriut.

5. George Washington: Fermeri

presidentet55

Washingtoni ishte një fermer i përkushtuar dhe shpikjet e tij kishin për qëllim ta bëjnë bujqësinë më të lehtë dhe më efikase. Washingtoni kishte projektuar “plugun mbëltues”, i cili njëkohësisht lëronte tokën dhe mbillte farën dhe hambarin prej tullave me 15 anë për shirjen e grurit.

6. Theodore Roosevelt: Arushpelushi

presidentet66

Roosevelti, në të vërtetë nuk ka shpikur asgjë, por ai ishte frymëzim për shpikjen e lodrës jetëgjatë të arush-pelushit: Roosevelti kishte dhënë përlqimin që emri i tij të përdoret nga prodhuesi i lodrave Morris Michtom, i cili dizajnin e tij e kishte bazuar tek karikaturat editoriale të Kliford Berryman.

7. James A. Garfield: Detektori i metaleve

presidentet77

Presidenti i 20-të, Garfield kishte frymëzuar jo më pak se tri shpikje para vitit 1881, kur ishte qëlluar për vdekje. Në foto shihet detektori i metaleve i Alexander Graham Bellit, të cilin  shpikësi i tij e kishte sjellë në shtratin e vdekjes së Garfield-it, me qëllim që të gjente dhe ta nxirrte plumbin që ende ishte në trupin e presidentit. Në përpjekje për t’ia bërë më të rehatshme ditët e fundit të jetës presidentit që po vdesite u prodhuan edhe kondicioneri i ajrit  dhe shtrati me ujë.

8. Grover Cleveland: Dritat vezulluese të Krishtlindjes

presidentet88

Dritat elektrike vezulluese të Krishtlindjes ishin shpikur qysh në vitin 1882, mirëpo ato nuk ishin popullarizuar deri në vitin 1895 kur presidenti Grover Cleveland kishte kërkuar që pema e Krishtlindes e Shtëpisë së Bardhë të stoliset me to. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply