Pra, dëshironi që të dukeni bukur në foto – sepse dhe pas shumë vjetësh, ende nuk dini të buzëqeshni apo të keni një qëndrim të duhur në fotografi. Mos u brengosni, dikush ka menduar edhe për ju.
Fotografi nga Ohio, Jodee Ball, ju rekomandon gjashtë këshilla që, sipas tij, do t’i transformojnë njëherë e përgjithmonë fotografitë tuaja nga ato të stilit të pasportës, në fotografi që do të mund të zbukurojnë edhe ballinat e revistave të modës.
Këshillat e tij duken të thjeshta, por janë shumë efektive. Madje, ato janë të ilustruara me fototgrafi, që të mund të vëreni dallimin. Buzëqeshni! /NGJYRA.COM/
Merrni qëndrim të lirë (të shkujdesur)
Merrni lehtësisht anën drejt foto-aparatit
Bëni kujdes me duart
Lëshojini krahët
Lakojeni gjurin
Anojeni kokën lehtësisht