Duket se në shumë raste, stërnipat dhe stërmbesat, trashëgojnë karizmën e stërgjyshërve të tyre. Së paku, kështu ndodh në botën e të famshmëve.
Në vijim ju sjellim gjashtë shembujt më të spikatur – kur pasardhësit kanë trashëguar talentin dhe karizmën, me të cilat paraardhësit e tyre kanë mahnitur botën për dekada të tëra.
Të shohim në vijim së cilët janë ata/ato.
Riley Keough është stërmbesa e legjendës së rockut, Elvis Presley. Ajo është 26-vjeçe, dhe tashmë ka bërë emër si aktore, por dhe si modele.
Dree Hemingway është stërmbesa e njërin prej shkrimtarëve më të shquar të shekullit 20, Ernest Hemingway. Ajo është modele që punon për kompanitë më të mëdha të modës në botë.
Tuki Brando është stërnipi i aktorit legjendar Marlon Brando. Ai nuk e ka në plan të merret me aktrim, megjithatë, është model i njohur i kompanisë, Versace.
Emma Kathleen Ferrer është stërmbesa e aktores së famshme dhe ikonës së modës, Audrey Hepburn. Ajo është 22-vjeçe dhe po ashtu një modele e suksesshme.
Oona Chaplin është stërmbesa e komikut të famshëm, Charlie Chaplin. Deri më tash ajo ka luajtur në 34 filma, por më se shumti njihet për rolin e saj si Talisa Maegyr, në filmin, “Game of Thrones”.
Alyson Le Borges është stërmbesa e aktorit të famshëm francez, Alain Delon. Ajo ka filluar karrierën në filmin “The Blue Island” – por, më shumë njihet si modele. /NGJYRA.COM/