Genzano Infiorata – festivali i qilimëve prej luleve

Genzano Infiorata  është festival i luleve që mbahet çdo qershor në qytezën Genzano të Italisë. Kjo traditë ka filluar qysh në vitin 1778, prej kur artistët lokalë i mbulojnë të gjitha rrugët e kësaj qyteze  me qilimë  të bukur të punuar prej luleve.

Punimet  e tyre artistike rëndom frymëzohen nga veprat e famshme të artit, ikonat fetare ose format gjeometrike.

Genzano Infiorata15

Çdo vit, festivali ka një temë të re sipas së cilës artistët orientohen, kështu  për shembull një vit të gjitha punimet janë në stilin e ngjyrave të Mikelangjelos, ndërsa vitin tjetër ato janë në frymën e dizajnit të Berninit.

Festivali fillon me mbledhjen e miliona luleve, 2-3 ditë para ngjarjes kryesore. Lulet e këputura  ruhen në shpellat e ftohta përreth Genzanos para se t’i marrin artistët për t’i krijuar kryeveprat e tyre, të cilat do të zbulohet në parakalimin  e së shtunës. /NGJYRA.COM/

Genzano Infiorata1 Infiorata Genzano Infiorata3 Genzano Infiorata4 Genzano Infiorata5 Genzano Infiorata6 Genzano Infiorata7 Genzano Infiorata9 Genzano Infiorata10 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Genzano Infiorata12 Genzano Infiorata13 Genzano Infiorata14

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply