Të shohësh ujin e nxehtë se si fuqishëm shpërthen nga toka, padyshim se është një mrekulli në vete. Për shkak të aktiviteteve vullkanike nën sipërfaqe të tokës, në Haukadalur të Islandës ka shumë gejzerë, burime nëntokësore të ujit dhe pishina termike.
Përveç burimeve spektakolare të ujit të nxehtë, vendet si Laguna e Kaltër janë po ashtu shumë të mira për t’u vizituar.
Geysir është një prej gejzerëve më të famshëm, uji i të cilit arrinë lartësinë deri në 70 metra në ajër, çdo 8-10 orë.
Në Strokkur, i cili gjindet pranë Geysirit, uji arrinë lartësinë deri në 40 metra. Ky i fundit nxjerr ujë të nxehtë çdo 8 minuta.
Gjatë ecjes nëpër shtigjet në zonën unike të Haukadalur mund të shihen gejzerë më të vegjël, pishina dhe baltakë. /NGJYRA.COM/