Kopshti Garzoni konsiderohet si një prej kopshteve më të bukura në Itali. Rregullimi i këtij kopshti ka zgjatur dy shekuj – ndërsa dekorimi i tij kishte filluar në shekullin e 16-të, në kohën kur ishte një kopsht i thjeshtë.
Ky kopsht ndodhet në Collodi, një fshat të vogël mesjetar në Toskana, i njohur si vendlindja e Carlo Lorenzini – Collodit, autorit të Pinokut legjendar.
Kopshti është kombinim i renesansës dhe barokut, ndërsa brenda tij ndodhen statuja të shumta, bimë dekorative dhe fontanat.
Në Garzoni ndodhen dhe shkallët e mëdha që çojnë drejt pyllit të dendur, ndërsa brenda vetë pyllit një labirinth që u rekomandohet çifteve të dashuruara, sepse, sipas legjendës, kushdo që kalon nëpër këtë labirinth do të qëndrojë i dashuruar për kohë të gjatë. /NGJYRA.COM/