Ndërtimet e larta nuk kanë të ndalur. Gjatë dy viteve të fundit ka përfunduar, apo është në përfundim e sipër, ndërtimi i shumë rrokaqiejve anembanë botës – me lartësi mbi 200 m.
Kjo listë është realizuar nga të dhënat zyrtare të Urban Habitat (CTBUH).
Megjithatë, në këtë listë nuk është i përfshirë rrokaqielli nga kompania Broad Sustainable Building, që planifikohet të realizohet vitin e ardhshëm në Changsha të Kinës, e që pritet të bëhet objekti më i lartë në botë – me 838 metra lartësi. /NGJYRA.COM/
1. Eton Place Dalian Tower 1 – 383 metra, projektuar nga studioja projektuese NBBJ, Kinë
2. The Domain Tower – 381 metra, projektuar nga Foster + Partners, Abu Dhabi
3. JW Marriott Marquis Hotel – 355 metra, projektuar nga kompania Archgroup Consultants, Dubai.
4. Chongqing World Financial Centre – 339 metra, Kinë
5. Mercury City Tower – 339 metra, projektuar nga arkitekti rus Mikhail Posokhin, Moskë, Rusi
6. Modern Media Centre – 332 metra, në Changzhou
7. Ryugyong Hotel – 330 metra, Korea Veriore
8. Al Yaqoub Tower – 328 metra, dizajnuar nga inxhinieri Adnan Saffarini, Dubai.
9/10. The Landmark dhe Deji Plaza, të dy ndërtesa këto me 324 metra lartësi. (Landmark nga Pelli Clarke Architects, në Dubai, dhe Deji Plaza në Nanjing, Kinë)