Rrjeti social Facebook është shndërruar në pjesë të pandashme të jetës sonë. Megjithatë, përpos dobisë që kemi nga Facebook-u – siç është kontakti me njerëzit e dashur – shpesh ndodhë që ky rrjet të na i keqësojë gjërat në jetë, së paku kur bëhet fjalë për aspektin e dashurisë.
Në vijim ju sjellim disa gabime që shpesh i shohim në Facebook – e që mund ta përkeqësojnë jetën tonë intime, ose atë që synojmë ta ndërtojmë…
1. Ndryshimi i shpeshtë i statusit të dashurisë – nga “në lidhje” në “i komplikuar”, për të kthyer prapë statusin “në lidhje” pastaj “singël” – dhe krejt kjo varësisht se çfarë është raporti momental me partnerin – i bën njerëzit të irritohen. Mjafton që statusin në Facebook ta ndryshoni në momentin kur e keni të qartë vendimin që e keni marrë në raport me lidhjen tuaj.
2. Kur “unë” shndërrohen në “ne” – “ne menduam”, “ne hamë”, “ne kemi profil të përbashkët”… janë vërtetë gjëra irrituese.
3. Fotografitë e çifteve të dashuruara vërtetë dinë të jenë simpatike. Mirëpo kur fotografitë të tilla shndërrohen në albume identike, atëherë është koha t’i jepni fund një shprehie të tillë. Ajo që është dashur të kuptohet tashmë është kuptuar, madje dhe me vetëm disa fotografi që i keni postuar. Të tjerat foto mund t’i mbani në albumet private.
4. Qërimi i hesapeve më ish partnerin (ose këdo tjetër). Ndoshta dëshironi t’i tregoni se tashmë keni ndryshuar, mirëpo kjo nuk është mënyrë e duhur – ndërsa të tjerëve vetëm sa do t’u tregoni se ende jeni të papjekur.
Po ashtu me një veprim të tillë mund ta frikësoni ndonjë partner potencial, i cili mund të mendojë se një ditë, nëse do të ndahej nga ju, do ta priste fati i njëjtë – pra, të bëhet ‘përrallë me tupan në internet’. Andaj edhe mund të mos e fillojë fare lidhjen me ju.
5. Kur fillojmë një lidhje të re përpiqemi që të lëmë përshtypje sa më të mira. Mirëpo, azhurnimi i statusit çdo gjysmë ore, fotografitë e rregulluara me photoshop, check-ini i shpeshtë, dhe gjëra të tilla, lënë përshtypje të këqija – në fakt tregojnë se ju kërkoni të jeni në qendër të vëmendjes. /NGJYRA.COM/