Ashtu si Yuanyang, qark ky në Yunnan – i njohur me fushat kaskadë të orizit – edhe qarku Luoping, që shtrihet në pjesën jugore të Kinës ka mrekullitë e veta natyrore.
Çdo pranverë fushat këtu shndërrohen në det me valë të arta të kanolave – të njohura edhe si bimë eterovajore.
Këto fusha të gjera mbulohen me lulet e kësaj bime të çmuar nga e cila bëhet vaji për gatim.
Pamjet më të bukura panoramike janë nga malet dhe majat më të larta siç është Kodra e Gjelit të Artë.
Ky është peisazhi me lule më ngazëllyes dhe më tërheqës për turistët dhe fotografët. /NGJYRA.COM/