Dielli, ari, lulet… të gjitha këto lidhen me ngjyrën gazmore, pra me ngjyrën e verdhë. Prandaj, kjo ngjyrë gjenë dhe përdorim të shpeshtë në interier, respektivisht, në dekoret moderne.
Natyrisht, janë detajet apo aksesorët ato që e vënë në pah bukurinë e kësaj ngjyre, kur ajo përdoret në interier.
Qofshin perdet, një karrige apo kolltuk, apo dhe një detaj fare i vogël me ngjyrë të verdhë – mund të ndryshojnë tërësisht hapësirën tuaj të banimit.
Për të treguar ndikimin e kësaj ngjyre në krijimin e një ambienti gazmor familjar, sidomos në hapësirat e qendrimit ditor, për ju kemi sjellë disa shembuj, të cilët mund të shihni në fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/