Fshatrat e jashtëzakonshme në Tokën e Dogonëve

Dogonët janë një grup etnik që jeton në rrafshnaltën qëndrore të Malit, të njohur si “Toka e Dogonëve”. Për shkak të stilit unikat të arkitekturës, mitologjisë, valleve me maska dhe skulpturave prej druri, i gjithë rajoni (rreth 30 fshatra) është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s  që nga viti 1989.

I gjithë koncepti i ndërtimeve në fshatrat e Dogonëve është mahnitës. Disa prej tyre janë të varura në shkëmbinjë duke sfiduar kështu të gjitha ligjet e natyrës, përderisa në disa fshatra të tjera, ndërtimet mezi mund të shihen, meqë janë përshtatur përsosmërisht në mjedisin natyror përreth.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në disa fshatra mund të shihen vetëm kulmet prej kashte të ndërtimeve të cilat duken sikur dalin nga rëra dhe gurët.

Këto ndërtime rëndom të gdhendura në shkëmbinj, apo thjesht të bëra nga balta dhe shkopinjtë e drurit, janë një nga atraksionet kryesore turistike të Malit.

Dogon29

Vendorët vazhdojnë t’u përmbahen traditave dhe besimeve e mitologjisë së tyre, ndonëse valët e  turistëve në vitet e fundit duket sikur e kanë ndryshuar paksa strukturën sociale dhe kulturën e tyre – edhe pse një pjesë e madhe e kulturës dhe traditës së tyre burimore ende është e pranishme, përfshirë edhe ritualet me maska dhe vendet e shenjta në shpella. /NGJYRA.COM/

Dogon23 Dogon12 Dogon17 Dogon24 Dogon27 Dogon28 Dogon16 Dogon14 Dogon15 Dogon11 Dogon9 Dogon7 Dogon6 Dogon5 Dogon4 Dogon3 Dogon2 Dogon1 Dogon30 Dogon26 Dogon25 Dogon21 Dogon20 Dogon19 Dogon18 Dogon22 Dogon8

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply