Nuk duhet të befasoheni me faktin se Australia është një prej vendeve më të çmendura në botë – ngase, çfarë tjetër mund të prisni nga një vend që është themeluar nga të burgosurit – në një kontinent i cili është ndarë nga pjesa tjetër e botës para rreth 40 milionë vjetësh!
Nëse nuk na besoni, atëherë si ju duket psh. lajmi: “Një person ka shpëtuar nga krokodili pasi e kishte mposhtur atë gjatë përleshjes dhe e kishte goditur në sy, ndërsa më pastaj në vend që të shkonte në spital kishte pirë birrë”. Po, po, është lajm i vërtetë!
Keni nevojë për më shumë dëshmi – ja ku i keni – 13 fotografi që dëshmojnë se Australia është vërtetë një vend totalisht i çmendur. /NGJYRA.COM/
Në Australi jo vetëm që jetojnë shumë krokodilë, por ata janë tmerrësisht gjigantë – rriten deri në 5.5 metra gjatësi.
Krokodilët në Australi shpesh dalin nga uji dhe nuk janë rastet e rralla kur ata sulmojnë njerëzit. Psh, ky krokodil është vrarë pasi që – siç raportojnë mediat – i ka “kërcënuar” njerëzit.
Por, nuk janë vetëm krokodilët shtazë të frikshme në këtë vend. Aty jetojnë edhe lakuriqët – në fakt shtazë me tipare të lakuriqëve të natës – por që duken sikur dhelpra dhe, paramendoni, mund t’i shihni duke fluturuar edhe gjatë ditës mbi qytetin e Sydneyt.
Vazhdojmë me krijesat më të rrezikshme në Australi, që janë gjarpërinjët shumë helmues. Me këto krijesa irrituese mund të ndesheni në çdo qosh të këtij vendi, madje dhe në qytete.
Gjarpërinjtë mund të ndeshen madje edhe në butik, siç dëshmon kjo foto nga Queensland – ku ishte futur pa ftesë një piton i gjatë 6 metra.
Epo, kjo specie e rrezikshme mund të gjendet edhe në aeroplan – në fakt në krahët e aeroplanit, siç kishte ndodhur në vitin 2013, kur një piton kishte fluturuar prej Australisë deri në Papua Guniea e Re.
Menduat se këtu përfundon rreziku – jo, jo – prisni pak. Vetëm në Australi mund të surfoni mbi dallgët e oqeanit, ndërsa nën valë të fshihet peshkaqeni më i rrezikshëm në botë – peshkaqeni i bardhë.
Por, çka mund të thoni për kandilat gjigantë të detit, që ua shkaktojnë frikën në stomak? Duken të parrezikshëm, janë unik në botë – po vështirë të kesh guxim të lahesh pranë tyre.
Një rrezik tjetër ujor është edhe peshku në formë të gurit, që konsiderohet si një prej peshqve më të rrezikshëm në botë po që se shkel mbi të – e i cili komuflohet për mrekulli pranë koraleve.
Rreziku në ujë përfundon deri diku me oktapodin me rrathë të kaltër. Mbi 20 raste të vdekjes së fëmijëve janë raportuar nga kjo krijesë, për helmin e të cilit ende nuk është krijuar serumi.
Tornadot janë shumë të shpeshta në Australi, po aq sa dhe zjarret – ndërsa më e keqja vjen kur të dy këto rreziqe vijnë përnjëherë, që nuk është dukuri e rrallë.
Dhe natyrisht, kjo foto që mbulon disa stereo-tipe australiane, e që ka marrë dhenë kudo në botë. Dhe çka pasqyron kjo foto – çmendurinë dhe Australinë, do të thoshin disa.
Dhe, fotografia e fundit. Edhe pse në fotografi specifikohet se kjo gjë nuk ndodh, prapëseprapë njerëzit që kanë lexuar fakte të pabesueshme për Australinë – disa prej të cilave i përmendëm më sipër – edhe mund të besojnë se është foto e vërtetë.