Suren Manvelyan, fotograf profesionist nga Armenia – i cili është dhe instrumentist i dalluar por dhe fizikant – ka realizuar një cikël fotografish interesante dhe të bukura të syrit të njeriut nga afërsia ekstreme.
Edhe pse në shikim të parë mund të duken të frikshme – ngase nuk jemi mësuar të shohim syrin e njeriut nga një afërsi e tillë – vështrimi pak më i gjatë i këtyre fotografive sjellë bukurinë e jashtëzakonshme që ka kapur me objektivin e tij Suren.
Në vijim ju sjellim disa fotografi të përzgjedhura nga projekti i Surenit, i titulluar “Sytë tuaj të bukur”. /NGJYRA.COM/