Qielli natën duket si një panoramë shumë e bukur – një dritare që i shpie njerëzit përtej planetit të Tokës. Kur qielli është i mbushur me yje, ne mendjen e njeriut lind besimi, dëshira, inspirimi, romantika… së paku kështu ishte, dhe vazhdon të jetë – edhe në ditët e sotme, në shumicën e kulturave botërore.
Yjet janë forca e fuqishme që e kanë shoqëruar, madje dhe drejtuar, njerëzimin për mijëra vjet. Njerëzit ndërkaq, bukurinë e qiellit dhe të yjeve e kanë brumosur në besimet e tyre, këngët, poezitë, rrëfimet…por dhe në fotografitë.
Prandaj, në vijim ju sjellim disa fotografi të mahnitshme që janë realizuar në pjesë të ndryshme të botës, në të cilat fotografët kanë arritur të kapin një pjesë të madhështisë së qiellit me yje. /NGJYRA.COM/