Në vijim ju sjellim disa fotografi të realizuara në pjesë të ndryshme të botës – që dëshmojnë se njerëzit përdorin mënyrat nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet për të transportuar kafshët ‘e tyre’… prej devesë e luanit, deri të gjirafa e rinoqeroti…
Një deve e vogël duke u transportuar në Changchun të Kinës.
Këtë fotografi nuk do të mund ta shihni shpesh. Një peshkaqen duke u transportuar në një kamionçinë, në Plazhin Pensacola, në Florida të SHBA-ve.
Kjo fotografi është realizuar në një rrugë të Austrisë. Një fermer lokal transporton viçat në makinën e tij, VW Golf 2.
Edhe një kafshë tjetër e rrezikshme shtëpiake duke u transportuar, në Dubai.
Një luan është fotografuar gjatë transportimit të tij në bagazhin e një makine të llojit Nissan Armada, në Dubai.
Një pamje e çuditshme e një gjirafe gjatë transportimit të saj në një kuti druri, në Pekin. Gjirafat në autostradat e Kinës mund të shihen shumë rrallë, qoftë në kuti qoftë dhe jashtë saj.
Një rinoqerot i zi transportohet me helikopter për shkaqe sigurie, sepse anestezioni në ajër ka efekt më të madh se në tokë.
Transportuesi i peshqve të artë në rrugët e Tokios.
Një person trasnporton një deve të bardhë në qerren e gomarit – gjatë vendosjes së trupave të OKB-së në Somali.
Një person përpiqet të transportoj një dele në makinën Ford Falcon, mirëpo është ndalur nga policia në Melbourne.
Sigurisht se nuk keni pritur që mund të shihni një elefant duke pritur në semafor.
Kjo është mënyra më e lezetshme e transportimit të qenit, sidomos të ndonjë qeni dembel. /NGJYRA.COM/