Mungesa e gjumit na bënë vetjakë, nervozë dhe përplot ters – ndërsa dufin më se lehti e zbrazim ndaj partnerit.
Bashkëshortët të cilët flenë fare pak fjalosen shumë më shpesh, ndërsa janë pa disponim dhe nervozë, kanë konstatuar studiuesit e Universitetit të Kalifornisë .
Sipas këtij studimi, bëhet e ditur se – njerëzit të cilën në mënyrë kronike vuajnë nga mungesa e gjumit kanë gjasa të mëdha që dufin e tyre të zbrazin te partneri i tyre.
Në këtë studim kanë marrë pjesë çiftet prej moshës 18 deri në 56 vjeçare, të cilët kanë mbajtur evidencë (ditar) për shprehitë e tyre të gjumit – dhe fjalosjet me partnerin.
Shkencëtarët kanë konstatuar se, më se paku fjalosje kanë çiftet që flenë bollshëm. Po ashtu, sipas tyre, njerëzit që flenë 8 orë ose më shumë, më shpesh falënderojnë partnerin e tyre dhe më shpesh e lëvdojnë atë.
“Mungesa e gjumit në bën vetjakë, me ters dhe nervozë, ndërsa partneri është ai, tek i cili çdoherë do ta zbrazim gjithë dufin e akumuluar – prandaj, nuk është për tu çuditur se çiftet pa gjumë të mjaftueshëm fjalosen më shpesh”, ka konstatuar dr.Amy Gordon.
Sipas saj, njerëzit nuk duhet lejuar që gjumi i pamjaftueshëm të ndikojë në lidhjen e tyre të dashurisë, respektivisht bashkëshortësinë e tyre. /NGJYRA.COM/