Flauta e Kallamit (Yani i çmendur) është shpella më e madhe dhe më mbresëlënëse natyrore në Guilin të Kinës. Kjo shpellë e ka marrë emrin sipas kallamishteve që rriten në këtë rajon, e nga e cila njerëzit e këtij rajoni bëjnë flauta.
Kjo shpellë gjatë Luftës së Dytë Botërore është përdorur nga shumë njerëz si vendstrehim, ndërsa në ditët e sotme ajo është një nga vendet turistike më të njohura në këtë rajon.
Brenda në shpellë gjendet një botë spektakolare e formacioneve të ndryshme të stalaktiteve dhe shkëmbinjve, të ndriçuar me ngjyra të bukura të ndritshme artificiale.
Shpella Flauta e Kallamit është atraksioni më interesant në Guilin për më shumë se 1200 vjet. /NGJYRA.COM/