Meshkujt janë qenie dukshëm më të ndjeshëm, andaj patjetër duhet të kujdeseni shumë se çka flisni para tyre. Shakaja lidhur me fustanin e nusërisë e cila akoma gjendet në vitrinë, në kokën e tij do të tingëllonte krejtësisht ndryshe. Nëse akoma nuk jeni krejtësisht seriozë, shmangni këto gjëra që po jua japim në vijim…
“Shih, shih shtatzëna!”
Bebet janë të ëmbla, të gjithë i duam, mirëpo nëse që në takimin e tretë filloni të tregoni emocione të tepruara për çdo fëmijë i cili kalon pranë jush, i dashuri juaj do të mund të brengoset që dëshironi një fëmijë për vete, ndërkaq ai nuk është i gatshëm për atë hap të madh.
“Kur të kurorëzohemi ne…”
Pas 3 vjetësh lidhjeje është krejtësisht okej, mirëpo pas 3 muajsh – është fjali shumë tmerruese. Nëse shkoni bashkë në dasmë, shmangni monologët mbi bashkësinë bashkëshortore, sepse në atë mënyrë mund ta frikësoni.
Ne, jona…
Nëse e fusni tepër herët veten dhe atë në përemrin “ne” do të mund ta detyroni që të tërhiqet në fazën në të cilën do të dëshironte të jetë i vetëm. Meshkujt nganjëherë reagojnë keq nëse ndihen që janë përfshirë në ndonjë kombinim para se ata të kenë dëshiruar, ndërkaq fjala “ne” për shumicën është shenja e parë se janë futur mu në atë kombinim.
“Ish i dashuri im…”
Ish i dashuri juaj është ish i dashur, ndërkaq atij vërtet nuk i intereson se çfarë ka bërë ai dhe për ç’shkak në disa gjëra ka qenë më i mirë. Shumica e meshkujve që janë në lidhje nuk dëshirojnë t’i përmendin ish të dashurat – të njëjtën gjë e presin edhe nga ju.
“Kur do të njihesh me prindërit e mi?”
Njohja me prindërit nuk është aktiviteti më i dëshiruar për meshkujt, ndërkaq pyetjet për të vetëm i bëjnë edhe më nervozë. Kur të vijë koha, njiheni me prindërit, mirëpo mos insistoni disa muaj më herët. /© NGJYRA/