Filmi kosovar “Shok”, me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, është nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, në katergorinë e filmit më të mirë të shkurtër “Live Action Short Film”.Ngjarja në këtë film zhvillohet gjatë periudhës së luftës në Kosovë, derisa dy shokë vënë në provë shoqërinë e tyre, gjatë luftës për mbijetesë.”Shok” është filmi i parë kosovar që arrin të nominohet për çmimin Oscar dhe po cilësohet si suksesi më i madh në historinë e kinematografisë kosovare, raporton REL.