Femrat të cilat e kanë shitur virgjërinë për para

Në kohërat e zymta ekonomike, përpjekjet drastike për fitime të shpejta dhe të mëdha nuk befasojnë. Ja lista e vajzave të cilat kanë vendosur të shesin virgjërinë e tyre, për të ardhur deri të fitimi i shpejtë.

1. Cathy Cobblerson

Cathy Cobblerson

24-vjeçarja nga Teksasi, më 2004, kishte thyer rekordin kur në “Ebay” vuri ankandin për virgjërinë e saj me çmimin fillestar prej 100.000 dollarësh. Ankandi ishte anuluar, mirëpo nuk dihet nëse oferta e saj ishte realizuar në ndonjë ankand tjetër – apo nëse Cathy kishte arritur të gjente ‘klientin’ e saj.

2. Rosie Reid

rosiereid

Studentja 18-vjeçare nga Londra, që kishte një lidhje me një vajzë, kishte vendosur në ankand të shesë virgjërinë në mënyrë që të mbledhë para për të kryer shkollimin.

Në ankand më së shumti para kishte ofruar një 44-vjeçar, baba i dy fëmijëve, 8.400 funte. Kjo thuhet të ketë qenë eksperienca e parë e saj me një mashkull.

3. Graciela Yataco

graciela

Kjo vajzë 18 vjeçe është marrë me modelim dhe me aktrim, mirëpo nuk i kanë mjaftuar për të paguar shpenzimet e shërimit të nënës së vet, pastaj edhe shpenzimet e shkollimit të vëllait të vogël.

Kur një kanadez i ofroi 1.3 milionë dollarë, ajo e refuzoi dhe e akuzoi duke thënë se vetëm ka dashur të tërheqë vëmendjen e publikut.

4. Natalie Dylan

natalie-dylan

Studentja 22-vjeçare thotë se kishte vendosur të shesë virgjërinë për të paguar shpenzimet për magjistraturë.

Oferta më e madhe që i është ofruar ka qenë 3.7 milionë dollarë – megjithatë, mediat spekulojnë se edhe ajo ka mbetur duarthatë nga këto oferta të majme.

5. Alina Percea

Alina Percea

Kjo vajzë rumune ka pasur nevojë për të paguar studimet, ka ofruar virgjërinë të cilën e ka dëshmuar edhe me diagnozë mjekësore.

Më së shumti para ka ofruar një biznesmen italian (8.800 dollarë). Alina thotë se nuk është penduar sepse italiani i ka pëlqyer dhe ka qenë një shoqëri e paharrueshme me të.

6. Raffaella Fico

Raffaella Fico

Italiania e bukur, modele edhe star në Big Brotherin italian të vitit 2008, virgjërinë deshi ta shiste goxha shtrenjtë, sepse ka dëshiruar të blinte një shtëpi në Romë dhe të paguante shpenzimet për aktrim.

Fico ishte betuar se kurrë nuk ka pasur mashkull. Në fund ka marrë ofertën prej 855.000 dollarëve.

Së fundi ndërkaq, ishte bërë e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në ahengjet e ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconi, Bunga-Bunga.

7. “Ungirl”

Ungirl

Vajza me pseudonimin “Ungirl” nga Zelanda e Re ka shitur virgjërinë për 32.000 dollarë për të paguar shpenzimet e fakultetit. Oferta ishte më shumë seç kishte pritur. Në ankand janë paraqitur më shumë se 1.200 njerëz.

8.  Catarina Migliorini

Catarina Migliorini

Fillimisht ishte raportuar se studentja braziliane virgjërinë ia ka shitur një japonezi për 780.000 dollarë, lajm që nuk doli i saktë. Më vonë, ndërkaq, ajo kishte thënë se një shumë të konsiderueshme parash ia kishte ofruar një sheik arab – por as ky ‘takim’ nuk ishte realizuar.

Dhe në pamundësi për të realizuar shumën e dëshiruar, Catarina ndërroi mendjen dhe vendosi që virgjërinë e saj të humbasë në një reality show televiziv në Brazil.

Catarina ka thënë se këtë vendim të sajin nuk e trajton si prostitucion, sepse me këto para dëshiron të ndihmojnë në ndërtimin e shtëpive për familjet e varfra në qytetin e saj. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply