Femra, mos i bëni këto gabime!

E përjetojmë rëndë kur na thotë se bëjmë gabime? E po bëjmë… Lexoni në vijim se cilat gabime më së shpeshti i bëjmë dhe si t’i eliminojmë sa më lehtë:

Amësia nuk do të thotë edhe beqari

Amësia është vërtet roli jetësor i bukur i papërshkrueshëm, edhe pse kjo nuk do të thotë që tani, pasi që keni lindur fëmijën, në jetën tuaj më nuk do të ketë vend për seks. Në vend të kundërshtimit, filloni të  mendoni për veten, si edhe për seksin kur jeni bërë nënë.

zonja666

Kur të jeni vetëm me partnerin, duhet që të harroni për një moment rolin e nënës dhe të orientoni trurin në rolin e ngashënjyeses që është heshtur në ju. Jetën tuaj seksuale patjetër duhet kultivuar me atë lloj energjie, sikur i kushtoni kujdesin fëmijës tuaj.

Ju duket e vështirë? Edhe më e vështirë do të jetë me partnerin të filloni t’i ftohni marrëdhëniet për shkak të pasivitetit seksual. E pra, prindërit fatkëqij nuk janë edhe aq ndihmë e madhe për fëmijën, apo jo?

Merrni iniciativë

E pra, merrni iniciativën në shtrat dhe mos u shtrini sikur dru! Filloni të djersitni, merrni frymë thellë! Përse jo, nga çka po frikësoheni? Partnerit me siguri do t’i pëlqente të jeni më aktive, se sa ai të përpiqet të kënaq edhe veten edhe juve. Pozita misionare është ‘out’, dama të nderuara…

Bëhuni sa më femërore

zonja111

Ju kujtohen ndjenjat kur meshkujt dhe fishkëlleni pas jush? Kur të gjithë miqtë tuaj ngazëlleheshin kur gjendeshin pranë jush. Feminiteti juaj dikur ndryshonte botën, e po tash ku e humbët?

Feminitetin dhe gjendjen shpirtërore mund ta  arrini vetëm ju dhe me thënien e përditshme të këtyre fjalëve: “Unë jam e bukur. Unë jam femërore”.

Grimi dhe rregullimi nuk janë vetëm për vajzat e reja

Krahas gjendjes shpirtërore, gjithashtu është e rëndësishme edhe se si dukeni. Kjo nuk do të thotë që duhet patjetër të dukeni si manekine, por që të visheni bukur dhe të rregulloheni. Është me rëndësi që të mos lini anash kujdesin për veten.

Edhe pse me kalimin e viteve humben shkëlqimi dhe energjia, flokët e gjatë akoma janë pikë e dobët e shumicës së meshkujve.

As grimi nuk është vetëm për femrat e reja. Me pak maskara, pudër dhe shkëlqyes mund të arrini shumë. Shumica e make-upit cilësor është për femrat pas moshës 30-vjeçare.

Prandaj, mos u frikësoni të kërkoni këshilla në sallonin e kozmetikës apo në dyqan kozmetike se cili grim do t’ju rrinte më mirë.

Flisni fjalë “të ndyra”

zonja5555

Nganjëherë fjalët vulgare gjatë seksit apo para se të filloni marrëdhënien mund të zgjojnë afshin e vrullshëm te të dy. Mësoni të flisni fjalë vulgare, mposhteni frikën dhe flisni fjalët të cilat një kohë të gjatë keni dëshiruar t’i flisni.

Mos e akuzoni kur shikon filma pornografikë

Nëse partneri dëshiron të shohë ndonjë material pornografik apo të lexojë ndonjë revistë me përmbajtje pornografike, mos e kritikoni. Në vend të kritikës, bashkojuni dhe shikoni filma të nxehtë.

Trupi është vetëm juaji

Trupshkurtër apo trupgjatë, i trashë apo i hollë, nuk ka rëndësi se çfarë jeni. Ajo që vërtet eksiton meshkujt është mënyra se si silleni dhe si e shikoni veten para pasqyrës.

Nëse i pëlqeni vetvetes, pa marrë parasysh formës së trupit, nga ju do të rrezatojë vetëbesimi dhe feminiteti… /NGJYRA.COM/

SANYO DIGITAL CAMERA

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply