Se blerja online ka marrë hov nuk do shumë diskutim. Interneti ka mundësuar që nga shtëpia juaj të blini psh. ndonjë fustan të preferuar përtej oqeanit – në ndonjë kontinent tjetër.
Thënë shkurt, interneti iu ka mundësuar njerëzve të kursejnë kohë, pse jo dhe para… dhe njëkohësisht në pafundësi të shfletojnë fotografitë e veshmbathjeve dhe aksesorëve të ndryshëm – derisa të vijnë të zgjedhja e duhur.
Megjithatë, jo të gjithë janë ndarë të kënaqur me blerjet online – sidomos femrat që kanë porositur fustane “firmato” nga Kina dhe jo vetëm – madje dhe ato të nusërisë. Zhgënjimi i tyre ishte më se i dukshëm, dhe ato nuk kanë përtuar ta ndajnë atë përvojë me të tjerët përmes rrjeteve sociale.
Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni foto-galerinë në vijim, ku prezantohet malli që ato kanë parë dhe zgjedhur në internet dhe produkti që ka arritur në shtëpinë e tyre. /NGJYRA.COM/