Fotografja ruse, Elena Shumilova, ka realizuar një foto-galeri të mahnitshme, ku ka kapur momentet më të lumtura që kanë kaluar fëmijët e saj derisa loznin me kafshët në natyrë.
Në këtë fotgaleri, ajo ka portretizuar në mënyrën më të mirë të mundshme marrëdhëniet mes njerëzve (fëmijëve) dhe kafshëve.
Fotografitë e fëmijëve të saj, Yaroslav dhe Vanya, bashkë me lepujt, macet, qentë, patat… por dhe vetëm në natyrë të virgjër, janë realizuar në Andreapol të Rusisë.
Trimëria e fëmijëve në këto fotografi është e papërshkrueshme, ndërsa bashkë me kafshët, ata duken si një familje shumë e lumtur. /NGJYRA.COM/