Vrasjen e shqiptarëve nga Podujeva një Gjykatë serbe vendosi ta kompensojë me para. Por, e mbijetuara e masakrës së familjes Bogujevci, Saranda i ka thënë Klan Kosovës se nuk po e pranon dëmshpërblimin prej 210 mijë euro sa e obligon Gjykata të paguajë shtetin e Serbisë për vrasjen e 16 civilëve, kryesisht gra e fëmijë. Për këtë krim janë dënuar gjashtë ish-pjesëtarë të njësitit Shkorpionët të MPJ të Serbisë. Në disa procese gjyqësore që u mbajtën në Beograd ndaj atyre që kryen vrasjet më 28 mars të vitit 1999 mori pjesë edhe Saranda, të cilës ia vranë gjyshen, nënën, dy vëllezërit e familjar të tjerë.