Edhe pse Turqia njihet si vend me plazhe me rërë dhe det të pastër, pakkush e di se, ky vend ka dhe staza fantastike për ski-sport. Në vijim ju sjellim detaje interesante për disa shtete të botës, të cilat mbase nuk i keni ditur…
Arabia Saudite
Një prej shteteve të rralla në botë që nuk ka lumenj.
Ishujt Falkland
Në këtë vend të largët, numri i banorëve në raport me numrin e deleve është 200:1, në të mirë të deleve.
Singapori
Singapori është vendi më i madh në botë që nuk ka traktorë e as prona rurale. Ai është i gjithi i urbanizuar.
Monako
Mund t’ju duket e pabesueshme, mirëpo ky shtet, ku jetojnë 38.000 banorë, është më i vogël se Central Parku i New Yorkut.
Libia
Në cilindo drejtim të niseni brenda këtij shteti do të ndesheni me rërë – sepse 99% e tokës së Libisë është shkretëtirë.
Rusia
Me pyjet e pafundme dhe peizazhet e mahnitshme, Sibiri është rajoni ku krijohet përqindja më e madhe e oksigjenit në botë.
Havai
Alfabeti havaian ka vetëm 12 shkronja.
Nauru
Për shkak të importit të produkteve ushqimore nga perëndimi, ky shtet i vogël ishullor në Mikronezi njihet dhe si “shteti i njerëzve të shëndoshë”. Jo pa arsye, sepse 95 % e popullatës janë obezë.
India
Ky vend është shtëpi e 270.000.000 lopëve – kafshë kjo që konsiderohet e shenjtë nga hindusët.
Finlanda
A e keni ditur se territori i Finlandës përfshin edhe rreth 180.000 ishuj?
Greqia
Himni kombëtar i Greqisë përbëhet nga 158 vargje, që e bën atë himnin më të gjatë në botë.
Afrika
Çka mendoni, cila shtazë në këtë kontinent është më vdekjeprurësja për njerëzit? Luanët? Krokodilët? Gabim. Bëhet fjalë për hipopotamët!
Spanja
Në spanjë prodhohet 45% e vajit të tërësishëm të ullirit në botë – respektivish, 1.500.000 tonë në vit.
Benini
Në këtë shtet ka më shumë binjakë se kudo tjetër në botë – madje, 27.9 binjakë në 1.000 banorë.
Kina
A e keni ditur se gjatësia e tërësishme e Murit të Madh të Kinës është 21.196 kilometra?
Nepali
Nepali është shteti i vetëm në botë ku adhurohet një hyjni femërore – respektivisht perëndesha Kumari.
SHBA
Në SHBA ndodhen një e katërta e të gjitha burgjeve në botë. Aty vuajnë dënimin 2.2 milionë të burgosur – numër i mjaftueshëm për të krijuar një shtet.
Samoa
Kultura e këtij shteti nuk ndalon që një fëmijë mashkull të rritet si vajzë – nëse prindërit e duan një gjë të tillë.
San Marino
Ky shtet i vogël me popullsi prej 33.000 banorësh, ka më shumë vetura se banorë.
Turkmenistani
Në këtë shtet ndodhet porta e ferrit, një krater vullkanik me gjërësi 70 metra, ku zjarri nuk ka pushuar që 40 vjet.
Dubai
Në Dubai ndodhet ndërtesa më e lartë në botë, hoteli më i lartë në botë, qendra tregtare më e madhe në botë dhe, akuariumi më i madh në botë.
Papua Guinea e Re
Në këtë shtet fliten 820 gjuhë, andaj konsiderohet si shteti më multi-kulturor në botë. /NGJYRA.COM/