Fakte interesante mbi zjarrin

Njihuni më 10 fakte interesante dhe të pabesueshme mbi zjarrin, të cilat mbase nuk i keni ditur…

1. Toka është planeti i vetëm i njohur ku zjarri mund të ndizet. Në planetët e tjerë thjesht nuk ka mjaft oksigjen. Sa më shumë oksigjen, zjarri është më i ngrohtë.

zjarri3333

2. Flaka e qiririt është e kaltër në fund, sepse flaka aty merr oksigjen, ndërkaq në maje e verdhë, ku e djegë atë.

3. Zjarri krijon ujin. Nëse nuk besoni, ngrohni lugën bosh të thatë në flakë dhe do të shihni ujë në të.

4. Eshtrat e djegura dhe hiri tregojnë që paraardhësit tanë kanë ndezur zjarr para më shumë se 400.000 vjetësh.

zjarri4444

5. Natyra është përplot befasi, andaj nuk duhet të befasohemi edhe për njërën që ka të bëjë me zjarrin. Rreth 220 kilometra në veri të Sidnejit, është vlerësuar që thëngjilli ndizet tashmë 500.000 vjet, pa ndërprerë.

6. Grekët e lashtë kanë ndezur zjarr në dritën e përqendruar të diellit. Pasqyrat parabolike të cilat fokusojnë rrezet e diellit akoma përdoren për ndezjen e pishtarëve olimpikë.

7. Në çdo 52 vjet, kur kalendari i tyre ka përfunduar ciklin, astekët kanë shuar të gjitha zjarret, por edhe flakën në mbretëri. Kryeprifti atëherë ka ndezur zjarrin e ri në gjoksin e hapur të viktimës. Zjarri i dalë nga ajo flakë është shpërndarë në pjesën tjetër të vendit.

zjarri 222

8. Në vitin 1666, një zjarr e ka shkatërruar 80% të Londrës, mirëpo njëkohësisht e ka mposhtur murtajën e cila i ka vrarë më shumë se 65.000 njerëz një vit më parë (1665). Në zjarr janë djegur të gjithë minjtë dhe mizat, të cilat kanë qenë bartës të baktereve.

9. Vetëdjegia nuk është vetëm mit. Disa burime karburantesh mund vetë të gjenerojnë nxehtësinë. Për shembull, xinat (lloj shkurresh) kanë aq vajra natyrorë, të cilat mund të vetëdigjen, ndërkaq kur transportohen shënohen si “mall i rrezikshëm”.

zjarri7777

10. Çdo ditë rrufetë godasin tokën më shumë se 1.000.000 herë (më saktë: 1.728.000 rrufe godasin tokën çdo ditë. Edhe pse numri tingëllon si i pabesueshëm, ky fenomen natyror është i rëndësishëm për ruajtjen e balancës midis tokës dhe atmosferës). 10% deri 20% të këtyre goditjeve shkaktojnë zjarr (kryesisht të vogël). /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply