Nëse i pyesni njerëzit se kush e zbuloi Amerikën? – shumica syrësh do të përgjigjen Kolombo. Fatkeqësisht, në shumicën e shkollave të botës ende mësohet se evropiani Kristofer Kolombo e ka zbuluar Amerikën në vitin 1492. Viti është i saktë, por jo dhe faktet tjera.
Dëshmitë se Vikingët ishin në Amerikë 500 vjet para Kolombos janë të pamohueshme, dhe këtë e dëshmojnë tregimet e panumërta të sagave skandinave. Mirëpo, tregimet nuk janë faktet e vetme. Në shekullin 20, arkeologët kanë zbuluar një venbanim të tërë të vikingëve në Newfoundland, një ishull të madh të Kanadasë.
Në pjesën veriore të ishullit, të njohur si L’Anse aux Meadows, janë gjetur mbetjet e vendbanimit të parë të vikingëve (i vetmi i njohur deri më sot) në Amerikën Veriore.
Ky vendbanim përbëhet nga shtëpitë, punëtoritë… që janë identike me ato në Grenlandë dhe Islandë, të së njëjtës periudhë kohore.
Sot ndërkaq, L’Anse aux Meadows është një atraksion turistik – që i kthen vizitorët në shekullin e 11, në vendin ku vikingët kishin jetuar në Amerikën Veriore.
L’Anse aux Meadows është dëshmi unikate e pranisë evropiane në Kontinentin amerikan. Që nga viti 1978, ky vendbanim është regjistruar në UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore. /NGJYRA.COM/