A jeni pyetur ndonjëherë se si do të dukeshin në realitet ëndrrat e fëmijëve? Përgjigjen në këtë pyetje e jep fotografi nga Texas-i, Rhiannon Logsdon – i cili ka realizuar një galeri përrallore, që ilustron për mrekulli dukjen në realitet të ëndrrave të fëmijëve.
Logsdon kishte filluar të fotografonte botën e fëmijëve pasi që i kishte lindur fëmija i dytë.
“Fëmijët rriten dhe ndryshojnë shumë shpejt. Më pëlqen të kap jo vetëm pamjen e tyre të jashtme, por dhe imagjinatën – respektivisht, personazhin që e jetojnë në momentin e fotografimit”, thekson Longsdon.
Ai thotë se, inspirimi për botën e fëmijëve nuk mungon asnjëherë, mjafton t’i dëgjosh ata. Ndërkaq, në fotografitë e realizuara, Logsdon sjell botë e fëmijëve përplot imagjinatë, me libra, lodra, dragoj, dinozaurë. /NGJYRA.COM/