T’i shikosh pikturat e artistes italiane, Roberta Coni, dhe të qëndrosh indiferent – vërtetë duket si një mision i pamundur. Pikturat e saj janë përplot emocione.
Pothuajse secila femër e portretizuar, sikur ka rrëfyer para artistes problemet e saj jetësore, të cilat Roberta me mjeshtri ka arritur t’i pikturojë dhe njëkohësisht t’i ngrijë në kohë dhe hapësirë.
Përkundër faktit se, në pikturat e saj dominon gjinia femërore, Roberta ka zënë disa momente jetësore edhe të gjinisë mashkullore.
Për më shumë, shikojeni fotogralerinë më disa piktura të përzgjedhura të artistes italiane. /NGJYRA.COM/