Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, tha se drejtësia në Kosovë do të vihet në vend në gjykata, e jo përmes fushatave të shpifjeve. Në këtë mënyrë ai reagoi ndaj një shkrimi të Chuck Sudetic i cili akuzoi Hashim Thaçin dhe disa politikanë kosovarë për gjoja pengimin e drejtësisë.