Aleksandër Vuçiq është kryeministri i parë serb që shkeli në Shqipëri – ku u takua me homologun e tij, Edi Rama. Ky i fundit ka deklaruar se dy shtetet mund të bëjnë për Ballkanin atë që kanë bërë Franca dhe Gjermania për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.