E pabesueshme por e mundur – 8 dhoma në 40 metra katrorë

A do të dëshironit që dhoma juaj e ndejës të shndërrohet në dhomë të gjumit, apo edhe në dhomë të punës – dhe e cila, më disa lëvizje të murit, do të shndërrohej pastaj edhe në dhomën për mysafirë?

Një ndërmarrës i quajtur Graham Hill ka projektuar madje 8 dhoma të ndryshme në një banesë me madhësi prej vetëm 40 metrash katrorë.

Graham dëshironte të kishte një jetë normale në një banesë të vogël, ku nuk do t’i mungonte asgjë.

Hill ka marrë me qira një banesë prej 40 metrash katrorë në New York dhe ka dizajnuar dhomat e përkryera për të gjitha nevojat e mundshme – ku muret lëvizin ndërsa shfaqen mobilet e nevojshme.

Dhoma e ditës fare lehtë shndërrohet në dhomë të gjumit ose në dhomë të punës, ndërsa me vetëm disa lëvizje të mureve, dhoma e ditës mund të shndërrohet në dy dhoma të gjumit – me dy shtretër shtesë.

Në dhomën e ndejës, po ashtu shumë lehtë mund të hapet një tavolinë/tryezari për 10 persona, ndërsa kuzhina është fare afër, brenda në orman. /NGJYRA.COM/

40shi10 40shi9 40shi2 40shi1 40shi3 40shi4

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply