E dini si janë zbuluar tangat?

A keni pyetur ndonjëherë kush i ka shpikur tangat apo përse pullat në këmishët e meshkujve gjenden në anën e djathtë, ndërsa në këmishët e femrave në anën e majtë? A e dini se pullat në skajet e krahëve nuk janë vënë për shkak të funksionalitetit. Moda vërtet është fushë e gjerë e cila fsheh fakte interesante, por nga pak edhe bizare…

tanga2

1. Mbase keni prirje të mendoni që të gjitha rrobat e vjetra janë të cilësisë së mirë, mirëpo pjesët e veshjeve mund të konsiderohen të cilësisë së mirë vetëm nëse janë prodhuar në periudhën prej vitit 1920 deri më 1960. Çdo gjë që është prodhuar në periudhat e mëvonshme konsiderohen rroba retro.

tanga1

2. A e keni ditur që pikërisht mashkulli është përgjegjës për zbulimin e tangave? Ish-prefekti i New Yorkut, Fiorello LaGuardia, është zemëruar me valltaret e qytetit, duke thënë se po ekspozojnë së tepërmi lakuriqësi, andaj edhe janë zbuluar tangat të cilat kanë mundësuar që megjithatë të mbetet diçka e mbuluar.

tanga3

3. Këmishët e meshkujve kanë pullat në anën e djathtë për shkaqe historike. Në të vërtetë, meshkujt gjatë historisë janë veshur vetë, ndërkaq shumica e tyre janë djathtakë. Nga ana tjetër, femrat në epokën viktoriane i kanë veshur shërbëtoret të cilave u ka qenë më e lehtë t’i mbërthenin pullat  të vendosura në anën e majtë.

tanga4

4. Nga fundi i shekullit XV mbreti francez Karli VIII është përpjekur të gjejë këpucë komode të cilat do t’u përshtateshin këmbëve të tij të deformuara. Në të vërtetë, Karli VIII i ka pasur nga 6 gishta në secilën këmbë. Duke pasur parasysh që nuk ka mundur të gjejë ato që do t’i përshtateshin, i ka shpikur këpucët me maje katrore.

tanga5

5. Manshetat janë zbuluar në shekullin XIX, sepse atëherë meshkujt kanë bartur këmishë me jakë të kollarisura dhe me kind në krahë. Duke pasur parasysh që këmishët kanë qenë kryesisht të vrazhda, prodhuesit kanë konsideruar që mbyllësi i krahëve i cili do të lehtësonte veshjen, do të ishte më lehtë të vendosej në material se sa pulla. Zgjidhjen që e gjetën ishin manshetat.

tanga6

6. Pullat në skajet e krahëve nuk janë vënë për shkak të funksionalitetit. Në të vërtetë Napoleon Bonaparta kërkoi që ushtarëve të trupave të tij në krahë të këmishëve të qepin pulla, në mënyrë që të pengonin që me krahë të fshinin hundën.

tanga7

7. Këpucët me platformë në fillim janë ideuar që këmbët të qëndrojnë të pastra dhe sa më larg ndyrësirave, ndërkaq në modë kanë hyrë tek në shekullin XIV në Venecie. Në atë kohë këpucët me platformë kanë qenë përshkruara si të rrezikshme dhe të larta, ndërkaq disa kanë qenë të larta edhe më se 70 centimetra. /© NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply