Druri i jetës, bredhi që po i sfidon të gjitha ligjet e natyrës

Në një zonë erozive, pjesërisht shkëmbore, në plazhin Kalaloch, në parkun kombëtar Olympic të Washingtonit, ndodhet një bredh që me kryeneçësi qendron pezull mbi sipërfaqën e tokës – ndërsa mbahet në jetë vetëm falë disa rrënjëve të holla që i ka në tokë.

Ky bredh, për shkak të mungesës së dheut nën trupin e tij, do të duhej të ishte një dru i vdekur – e megjithatë, ai sot njihet si druri i jetës.

Druri i jetës ndodhet në këtë gjendje për vite të tëra, ndërsa disa e konsiderojnë si dru magjik, të tjerët ndërkaq, si dru të pavdekshëm apo dhe si dru të qëndrueshëm.

druri i jetes ka 001

Se ky bredh po i sfidon të gjitha ligjet e natyrës, e dëshmon fakti se ai asnjëherë nuk u rrëzua, përkundër faktit se kjo zonë goditet në vazhdimësi nga stuhitë e fuqishme.

Sidoqoftë, ky bredh nuk është pagëzuar me ndonjë emër zyrtar, prandaj njerëzit e pagëzuan atë me emra të ndyrshëm si, druri i jetës, druri i pavdekshëm, druri i arratisur etj.

Sipas raporteve mediale, vrima nën këtë bredh është krijuar nga një përrua i vogël që derdhet në oqean – i cili me dekada të tëra ka gërryer dheun nën të, për ta shndërruar drurin e jetës në një fenomen natyror. /NGJYRA.COM/

druri i jetes ka 002 druri i jetes ka 004 druri i jetes ka 005 druri i jetes ka 006

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply