Dritaret e mëdha të shtëpisë mundësojnë ndriçim dhe insolim të duhur njëkohësisht, ndërsa hapësirën e qëndrimit ditor e bëjnë të jetë unike dhe e rehatshme.
Që të arrihet ky efekt, më së miri është që orientimi i dritareve të kësaj hapësire të jetë nga ana jugore.
Secili model i qëndrimeve ditore – që do t’ua prezantojmë në vijim – tregojnë se dekori modern dhe bashkëkohor është shumë i përshtatshëm dhe atraktiv dhe jo i ftohtë dhe i padëshiruar siç dëgjojmë shpesh të flitet për të.
Shembujt në vijim, më së miri do t’ua tregojnë efektin e lojës dritë – hije, kombinimin e ngjyrave dhe materialeve – të cilat sjellin elegancë dhe ngrohtësi në ambientet ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës. /NGJYRA.COM/