Një rrëfim prekës për një student të Henanit, i cili është pranuar në universitet – por që me vete ka marrë dhe babanë e tij të paralizuar – ka mrekulluar opionion kinez, por dhe atë botëror.
Kur ishte fëmijë, Zhao Delong lëngonte nga sëmundja e polios. Sidoqoftë, prindërit e tij kishin luftuar me mish e më shpirt për t’i ndihmuar atij. Pasi i ishte nënshtruar një operimi, ai kishte arritur të ecte sërish – raporton “People’s Daily”.
Fatkeqësisht, jeta e tij mori tatpjetën sërish, kur u pranua në universitet. Shumë shpejt, pas kësaj, babai i tij ishte paralizuar – ndërsa, nëna e tij, për shkak të kësaj situate, kishte rënë në depression.
Për t’ia kthyer babait gjithë dashurinë dhe përkushtimin që ia kishte falë – ai vendosi që ta merrte atë me vete në Universitet.
Tash, Zhao çdo ditë i ndihmon babait të tij të lajë fytyrën, t’i pastrojë dhëmbët, madje ia krehë dhe flokët. Ai po ashtu gatuan ushqime dhe i ndihmon me ushtrimet fizike që duhet t’i bëjë.
Universiteti ndërkaq, i ka dhënë djaloshit dhe babait të tij një dhomë të veçantë në konvikt, për shkak të situatës në të cilën gjenden.
“Babai ishte kujdesur për mua. Tash, pasi që ai është i sëmurë, unë nuk mund ta lë atë”, ka thënë Zhao. /NGJYRA.COM/ Foto: CCTV