Idetë për dizajnimin unik të mobilieve mund t’ju vijnë edhe nga format organike dhe reaksionet kimike – së paku kështu ka ngjarë me dizajnerin belg, Maarten De Ceulaer.
Koleksioni i mahnitshëm i krijuar nga De Ceulaerpërbëhet nga mobiliet me ngjyra të theksuara dhe të ndritshme që përbëhen nga balonat (fluskat) e vegjël dhe të mëdhenj.
Idetë e De Ceulaerit paraqesin një prizëm të ri dhe të çuditshëm përmes së cilit ai i shikon gjërat e zakonshme dhe mobiliet e shtëpisë – divanin në qëndrimin ditor, karrigen, mbështetësen për këmbë dhe minderin.
Përzierja e ideve eksperimentale me mobiliet tradicionale dhe ato bashkëkohore, krijojnë manipulimin tredimensional me forma dhe madhësi, duke bërë kështu që mobiliet të jenë funksionale dhe ekstravagante.
Mobiliet në këtë seri duken si të ishin punuar me dorë, por që janë rritur organikisht deri në formën e tyre aktuale.
Ato mund të jenë rezultat i një ‘mutacioni në qeliza’, apo rezultat i një reaksioni kimik apo bërthamor. Apo ndoshta bëhet fjalë për një virus apo baktere e cila është rritur në mënyrë dramatike.
MobilIet mutante të ideuara nga De Ceulaer ju bëjnë që, në përgjithësi t’i shikoni mobiliet në një tjetër mënyrë nga ajo që e keni bërë deri me sot. /NGJYRA.COM/