Ilustruesi i modës nga Armenia, Edgar Artis, ka gjetur një mënyrë shumë kreative dhe unikate për të krijuar dizajne mbresëlënëse të fustaneve.
Ai inspirohet nga çdo gjë – nga reflektimi në dritare, nga gjethët e vjeshtës, madje edhe nga ndërtesat. Skicat e tij kreative përfshijnë edhe fijet e shkrepsës, farërat, si dhe lloje të ndryshme të bimëve dhe ushqimit në përgjithësi.
Me një falë, punimet e Edgarit nuk janë vetëm kreacione të modës, por dhe vepra të mahnitshme artistike. Se si duken ato, shikojeni fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/