Ngjyrosja e duarve dhe këmbëve me këna, respektivisht mehndi, është një traditë shumë e popullarizuar në Indi, Pakistan dhe në shtetet arabe. Femrat zbukurojnë gjymtyrët e tyre me dizajnet artistike mehndi për rastet siç janë martesat, festat e ndryshme, e madje dhe për punë.
Për realizimin e dizajneve mehndi, përdorën lloje të ndryshme kënash, si këna e kuqe, e zezë, vezulluese, ngjyrë gri… apo dhe vetëm ato tradicionale.
Çdo dizajn mehndi është unikat, ndërsa së fundi ai është përhapur edhe në SHBA, Britani të Madhe, dhe në vende tjera të botës – ku vendoset si tatuazh i përkohshëm.
Në vijim ju sjellim disa dizajne të përzgjedhura mehndi – që kanë krijuar për raste të veçanta festive. /NGJYRA.COM/