Holli hyrës është hapësira e shtëpisë ku zakonisht vendosen shkallët – dhe, a keni menduar ndonjëherë se këtë hapësirë mund ta shfrytëzoni si depo apo gardërobë sezonale?
Një vend tjetër në shtëpi ku mund të jenë të vendosura shkallët është qëndrimi ditor. Një hapësirë tjetër kjo, po ashtu, mjaft e dobishme për t’u shfrytëzuar.
Hapësirën nën shkallë duhet shfrytëzuar maksimalisht, qoftë si raft për libra, pse jo dhe për të vendosur komodinën për TV, oxhakun, akuariumin ose dhe tavolinën e punës. Po ashtu, këtë hapësirë mund ta shfrytëzojmë shumë lehtë edhe si depo të kuzhinës ose si pjesë të integruar të saj.
Për ju kemi zgjedhur disa foto, që mund t’ju shërbejnë për ide se si ta riorganizoni shtëpinë tuaj. /NGJYRA.COM/