Thurja dhe qëndisja definitivisht më nuk duhet të jenë angazhim vetëm i gjysheve tuaja. Këto vepra të thjeshta artizanale mund të hyjnë në punë edhe në ditët e sotme – duke krijuar madje gjëra interesante dhe argëtuese si psh. kapela të ngrohta dimri me dizajn unik.
Shumë nga këto kapele me dizajn interesant tashmë mund të blihen nëpër butiqe të ndryshme – por nuk do mend se, të tilla mund të krijohen nga secili person që ka pak shkathtësi thurjeje.
Nëse keni ndonjë ide kreative, hidhuni në aksion – sepse do të arrini ta mbroni kokën tuaj nga të ftohtit e dimrit por dhe të dukeni IN dhe argëtues në mesin e shoqërisë tuaj.
Sidomos kjo vlen për ata të cilët dëshirojnë t’i gëzojnë të vegjëlit – për të cilët mund të krijojnë kapele me personazhe të preferuara të tyre.
T’i shohim në vijim disa modele kapelash që janë përzgjedhur nga lexuesit si më argëtuese dhe më të pëlqyera. /NGJYRA.COM/